Serbi tre bastisje per kapjen e Mlladic
Forcat serbe te sigurise kane bastisur tre lokalcione ne tentative per te gjetur dhe arrestuar ish-komandantin e forcave serbe te Bosnjes Ratko Mlladic.
Lajmin e bejne te ditur mediat serbe sipas te cilave vendet e kontrolluara jane nje shtepi private nje lokal dhe zona e Arangjelovacit.
Gjenerali Ratko Mlladic akuzohet nga gjykata nderkombetare e Hages per genocid dhe krime lufte ne vecanti per masakren e Srebrenices ku u vrane 8 mije mysliman boshnjake.
Kapja e tij i eshte vene Serbise si nje kusht nga disa vende anetare te Bashkimit Evropian per te arritur anetaresimin.