Krasniqi Ndermjetes amerikan ne bisedime
Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi ka kerkuar qe ne bisedimet e reja qe do te zhvillohen me Serbine te kete edhe ndermjetes amerikane.
Per bisedimet me Serbine institucionet e Kosoves kerkojne qe ndermjetesues te jene edhe Shtetet e Bashkuara ka deklaruar Krasniqi.
Deklaraten e tij Krasniqi e beri pas mbledhjes se kryesise se Kuvendit ku serish nuk dha nje date te sakte per mbajtjen e zgjedhjeve. Ai tha vetem se data ne fjale do te merret vesh shume shpejt.
Nderkohe pritet vizita e sekretares se Shtetit Hillary Clinton e cila pritet te paraqese qendrimin e Shteteve te Bashkuara per bisedimet dhe zgjedhjet.