Levizjet e Shkupit shqetesojne Athinen
Athina zyrtare eshte e shqetesuar nga manovrat e fundit politike te Shkupit qe ka propozuar qe anetaresimi i Maqedonise ne NATO te behet me referencen FYROM.
Lajmin e bejne te ditur mediat greke sipas te cilave shteti helen nuk e ka mirepritur propozimin qe kontesti i emrit te zgjidhet me pas per te mundesuar anetaresimin ne BE.
Per kete arsye Athina zyrtare i ka terhequr vemendjen Shkupit duke i bere te qarte se nuk ka anetaresim ne NATO dhe BE pa u zgjidhur me pare kontesti i emrit.
Qeveria greke ka kerkuar nga ajo e Shkupit qe tu rikthehet bisedimeve nen patronazhin e OKB-se per gjetjen e nje kompromisi.