E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton nis viziten zyrtare ne Ballkan

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka nisur sot turneun ballkanik me takimet me lideret e Bosnje e Hercegovines. Ajo mberriti ne Sarajeve mbremjen e se henes per te nisur keshtu turin e saj dy ditor ne Ballkan. Takimi i saj me presidencen trepaleshe te Bosnjes vjen pas zgjedhjeve te ketij muaji te cilat i nxoren ne pah ndarjet etnike qe ekzistojne ne kete vend 15 vjet pas luftes civile.

Ne pasdite Klinton do te shkoje ne Beograd ndersa te merkuren do te vizitoje Prishtinen. Nje nder temat kryesore gjate takimeve te saj ne keto dy kryeqytete do te jete mundesia e dialogut mes Kosoves dhe Serbise per ceshtjet teknike. Gjate qendrimit te saj ne Kosove Klinton do te kryeje nje vizite ne qytetin me shumice serbe te Gracanices ku do te theksoje rendesine e gjitheperfshirjes.

Turi i Klinton ne Ballkan i pari qe prej zgjedhjes se saj ne postin e sekretares se Shtetit do te vijoje me viziten ne Bruksel ku Sekretarja amerikane e shtetit do te takohet me zyrtare te BE dhe NATO-s me te cilet do te diskutoje per forcimin e bashkepunimit SHBA- BE dhe forcimin e marredhenieve me aleatet per rijetesimin e Aleances-s.

Anisa Braho

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›