Teodosje Policia e Kosoves korrekte

Peshkopi serb për Rashkën dhe Prizrenin, Teodosje ka deklaruar se marrëdhëniet mes Kishës Ortodokse dhe Policisë së Kosovës janë mjaft korrekte.
“Nuk kam arsye të jem i pakënaqur. Ata janë korrektë ndaj nesh dhe deri më tani nuk ka ndodhur dicka që do të thosha se paraqet problem, apo rrezik për jetën dhe ekzistencën tonë këtu. Secili bën punën e vet, secili ka angazhimin e tij”, ka deklaruar Teodosje për “Deutsche Welle”.
Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka deklaruar se, që nga viti 2009, kur Policia e Kosovës nisi mbrojtjen e kishave dhe manastireve, sulmet ndaj objekteve të kultit kanë rënë ndjeshëm.
“Në vitin 2007 kemi pasur 90 raste të sulmeve ndaj objekteve të kishës serbe, ndërsa në 10 muajt e këtij viti rastet kanë qenë vetëm 32 dhe ndaj objekteve të të gjitha besimeve”, ka bërë të ditur Kelani.
Zëdhënësi ka nënvizuar më tej se gjatë vitit të kaluar janë arrestuar 14 persona që kishin kryer agresione ndaj objekteve fetare dhe varrezave, me qëllim grabitjen e tyre.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Krasniqi: Paktet për kufijtë, në Kuvend
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë e Kosovës duhet të ratifikohen në Kuvend. Limaj, gjyqtari refuzon shtyrjen e procesit
Ka vazhduar të hënën seanca gjyqësore kundër deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, lidhur me aktakuzën e ngritur nga EULEX-i, për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Kleckë. Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut
Njëri ndër avokatët e pavarësisë së Kosovës në SHBA, kongresisti Eliot Engel, sërish ngre zërin për shtetin e ri, por në këtë rast për veriun e tij, i cili vazhdon të prodhojë tensione dhe të jetë i pakontrollueshëm nga Qeveria e Prishtinës. Turqia, ndërmjetëse për Kosovën
Turqia duket gjithmonë e më e vendosur për të forcuar ndikimin e saj në Ballkan dhe në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa shefi i diplomacisë së Ankarasë, Ahmet Davutogllu, ka mbërritur për bisedime në Beograd.
Thaçi: Nuk ka një datë për zgjedhjet
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, iu rikthye çështjes së zgjedhjeve presidenciale në një fjalim të mbajtur përpara simpatizantëve në përvjetorin e themelimit të partisë, ditën e shtunë.
Lajmet kryesore
Prishet "magjia" e politikës
Mazhorancë-opozitë, pakt për t'i dhënë fund krizës 2-vjeçare
2013, anglishtja provim mature
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Blair: Kolapsi i euros, katastrofik për botën
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut