E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kosova të mësojë nga gabimet e Shqipërisë

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, kryetari i PS Edi Rama ka zhvilluar një takim me intelektualët në Prishtinë. Duke folur për librin Rama ka ndarë më intelektualët kosovarë pikëpamjet e tij lidhur me të ardhmen mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë prizëm ai është shprehur se Kosova duhet të mësoi nga gabimet e Shqipërisë në rrugën e demokracisë.

Unë besoj që Kosova është një eksperiencë shqiptare, e cila për arsyet që dihen ka lindur më vonë se sa eksperienca e Shqipërisë me demokracinë, me ndërtimin e institucioneve, me zhvillimin e një shoqërie të hapur dhe në këtë aspekt është një vonesë që ka problemet e veta por ka dhe një përparësi që i jep mundësi Kosovës të mësojë nga gabimet e Shqipërisë, gjë që ka ndodhur edhe s ka ndodhur, tha Rama.

Kreu i opozitës shqiptare ka komentuar ndërtimin e autostradës Ibrahim Rugova, duke e vlerësuar atë si një rrugë të standardeve evropiane dhe nga ana tjetër tha se në segmentin në Shqipëri Rruga e Kombin u njollos me mëkatin e vjedhjes.

Është bërë një propagandë shumë djallëzore kundër nesh si opozitë edhe kundër meje personalisht për tu thënë shqiptarëve në Kosovë se ne kemi pasur qëllim ta pengojmë rrugën e kombit. E vërteta historike është se rruga e kombit është një ide e propozuar nga një kryeministër socialist, Pandeli Majko, Rama.

Miqtë që janë me mua pjesëtarë të delegacionit po më tregonin mbresa për punën e bërë këtej kufirit. Kushton më pak, çka do të thotë se në këtë anë të kufirit po bëhet një vepër publike e të njëjtës rëndësi e të njëjtave përmasa dhe me të njëjtin qëllim strategjik por nuk po vidhet, ka shtuar kreu i PS-së.

Rama bashkë me deputetët e PS-së Klosi dhe Tahiri zhvilluan homazh te varri i Adem Jasharit, një prej figurave simbol të UÇK-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›