Krasniqi: Po synohet të krijohen analfabetë me diplomë

(E plotësuar) Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje ratifikimit të vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Universiteteve Publike në Gjakovë, Gjilan dhe në Mitrovicë. Por, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur frikën se po synohet që të krijohen analfabetë me diplomë.
Krasniqi duke qenë skeptik ka pyetur Ministrinë e Arsimit se a e kanë planifikuar mirë rritjen e numrit të Universiteteve Publike. Krasniqi ka thënë se frikësohet se po synohet që të krijohen analfabetë me diplomë
Kritika ka pasur Lidhja Demokratike e Kosovës. Deputeti Sabri Hamiti ka thënë se nuk do të duhej të hapeshin universitete të tilla vetëm në bazë të motiveve popullore dhe jo në bazë të planifikimeve dhe kritereve. Hamiti ka thënë se në Kosovë nuk ka universitet por vetëm kolegje. “Njeriu mund ti thotë vetes raketë, por nuk është “, ka thënë Hamiti.
Ratifikimin e ka mbështetur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputetja Teutë Haxhiu ka thënë se edhe kolegjet private nuk i plotësojnë kriteret andaj, ajo ka thënë se më shumë preferon që të rinjtë të shkollohen në universitete publike që gjithashtu nuk i plotësojnë gjithë standardet se sa të paguhen çmime të larta në kolegje të cilat gjithashtu nuk i plotësojnë kriteret.
Kuvendi me 78 vota për, asnjë kundër dhe 3 abstenime ka miratuar ratifikimin e Vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Universiteteve Publike në Gjakovë, në Gjilan dhe në Mitrovicë, si institucione publike të arsimit të lartë.
Po ashtu me 65 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe Statutin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe atij “Haxhi Zeka” në Pejë. Ndërkohë me 66 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi ka miratuar buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar. /Indeksonline/
.............................
EULEX-i nuk ofrojë drejtësi dhe Qeveria e Kosovës nuk ofroi mbrojtje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, prandaj Kosova do të jetë mirë kur të mbetet pa këto dy institucione. Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Ai ka thënë se, në emër të drejtësisë ushtarët e UÇK-së gjendet në shënjestër të drejtësisë. “Akuzat e EULEX-it, janë shënjestër kundër luftëtarëve të lirisë”, ka thënë Selimi.
“Ne e kërkojmë atë më ngulm. Kërkojmë drejtësi për të gjithë të vrarët e të masakruarit e Kosovës. Për gjithë ata të zhdukur që nuk u gjenden kurrë. Për gjitha ato dëbime dhe shkatërrime”, tha ish-komandanti i UÇK-së.
Por, sipas tij, kurrsesi nuk mund të pranojmë se kur behët fjalë për drejtësinë të na ofrohet diçka tjetër në emër të saj.
Lidhur me arrestimet ka reaguar edhe deputeja e PDK-së Sala Berisha-Shala
Ajo ka pyetur Eulexin se a ka degjuar per masakrën e grave dhe femijëve në Abri, për masakrën në Poklek, masakrën e Izbices, masakren e Reqakut. “Pyes Eulexin, çka keni bërë për të ndriquar vrasjet e familjës Demaku, djemtë e të cilëve po i akuzoni sot. Veçse ata kanë mbetur gjallë paskan fajë ?”, ka shtruar pyetjen Berisha- Shala./Indeksonline/
------
Ish komandantët e zonës së Drenicës; Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Zeqir e Jahir Demaku, Sahit Jashari, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, kanë kaluar më shumë 100 orë në arrest shtëpiak. Ndërkohë, pala mbrojtëse pret që Gjykata e Apelit, t’iu jap sot vendimin lidhur me masën e arrestit shtëpiak.
Menjëhërë pas arrestit shtëpiak, mbrotja kishe bërë ankesë në Gjykatën e Apelit për rishqyrtim të vendimit. Sipas dispozitave ligjore, Gjykatata e Apelit është dashur që t’iu japë vendimin pas 48 orësh. 48 orë poashtu kanë kaluar edhe ndaj ankesës që për të njëjtin rast ka bërë prokurori Maurizio Salustro, i cili kishte kërkuar paraburgim për shtatë të arrestuarit.
Mbrojtësi i Sylejman Selimit, avokati Tomë Gashi, thotë se edhe pse Gjykata është dashur të japë një vendim pas 48 orësh, beson se mos përgjigja e tyre ka qenë për çështje teknike.
“Presim që Gjykata e Apelit sot të sjellë vendim megjithësë e ka kaluar afatin, por besoj se një gjë e tillë ka ndodhur thjeshtë për shkaqe teknike. Besoj se Gjykata e Apelit ka arsye që t’i aprovojë argumentet e mbrojtjes, dhe mos të ketë arsye ta aprovojë kërkesën e prokurorit”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Nga ana e tij edhe avokati mbrojtës i Sami Lushtakut, Arianit Koci thotë se vendimi mund të jetë shtyrë për shkaqe teknike.
Koci për Indeksonline ka thënë se nuk ka informacione të tilla, lidhur me atë se për çfarë është shtyre vendimi.
“Vendimin ende nuk e kam marrë. Sigurisht pres që atë vendim ta marrë sot ose nesër, besoj se kjo ka ndodhur për shkaqe teknike, për shkak të përkthimit. Nuk kam informacione të tjera. Megjithatë supozoj se mund të jetë për shkak të përkthimit.”, ka thënë Koci./Indeksonline/
Prokurori Salustro, pretendon se shtatë personat kanë kryer krime lufte në një qendër ndalimi në fshatin Likovc të Skënderajt./Indeksonline/