DASH i zhgënjyer nga anulimi i Samitit të Ohrit

Departamenti i shtetit të SHBA-ve në një reagim pas anulimit të Samitit të presidentëve në kuadër të PBEJL-së ka theksuar se janë të zhgënjyer që është lëshuar kjo mundësi për diskutime rreth sfidave të rajonit.
“SHBA nuk është anëtare e PBJEL-së, por ne do t’i mbështesim idealet dhe qëllimet e këtij procesi. Jemi të zhgënjyer pasi dëgjuam se Samiti është anuluar. Presidenti Ivanov dhe kabineti i tij kanë punuar shumë që të organizojnë Samit produktiv dhe pozitiv dhe është fatkeqësi që liderët e rajonit do ta lëshojnë këtë mundësi”, kanë deklaruar përfaqësues të DASH-it për MIA.
Ata kanë theksuar se janë optimist që takimi i ministrave të MPJ-ve do të rezultojë me sukses.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mërkic u ka thënë gazetarëve në Beograd se, megjithatë në Ohër më 31 maj do të mbahet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme në formatin “Gymnisch” dhe se Serbia nuk ka asgjë kundër që aty të merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj./Indeksonline/