E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuta drejt ndryshimit

Institucionet e Kosovës pranojnë se do të ketë ndryshime në ligjet dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, njëherit edhe kryetar i komisionit për ndryshime kushtetuese, ka deklaruar se, do të formohen grupe punuese nga të dy anët, pala serbe dhe ajo shqiptare, që të shihet se çfarë mund të ndryshohet në ligje pas marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Bajrami personalisht mendon se nuk është mirë që të preken ligjet dhe kushtetuta, pasi që Kosova ka bërë shumë kompromise me pakon e Ahtissarit. "Besoj se nuk do të ketë nevojë për ndryshime, por grupet punuese nga të dy anët do të formohën". Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›