E Diel, 1 Nëntor 2026

Shi me rërë në Kosovë

Shi i përzier me rërë nga Sahara ka renë mbrëmë në Kosovë. Shiu ka lënë gjurmë të dukshme në automjete, dritare, karrige e sipërfaqe të tjera.

Mësohet se për shkak të një cikloni të fuqishëm nga veriu i Evropës, moti në shtetet e Ballkanit gjatë mbrëmjes së kaluar ka qenë tejet i ndryshueshëm, e në disa kryeqendra të shteteve të Ballkanit ka rënë shi i përzier me rërë nga Sahara dhe ky fenomen është parë në gjithë Kosovën, ku automjetet në mëngjes ishin të mbuluara me rërë.

Indeksonline sjellë disa foto rreth këtij fenomeni.

Erërat e forta në Algjeri kanë trazuar sasi të mëdha të rërës së shkretëtirës, duke e ngritur atë në ajër dhe shiu i përzier me rërë arriti edhe në Kosovë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›