Pranga 2 punonjësve të bankës, tentuan të përvetësojnë 55 mijë euro të klientit

Foto ilustruese, bankomat
Gjilan, 6 qershor 2011, NOA- Dy punonjës banke janë vënë në prangat e policisë së Gjilanit, pasi akuzohen për shpërdorim, përvetësim dhe falsifikim të dokumentave gjatë ushtrimit të detyrës.
Mësohet se dy të ndaluarit janë identifikuar si Ramiz. S i moshës 62 vjeçare dhe Filloreta. J e moshës 29 vjeçe dhe se punonin pranë bankës NLB.
Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin e bazuar se ata kanë kryer veprat penale, Shpërdorim i pozitës zyrtare, Përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës si dhe Falsifikim i dokumentit zyrtar.
Mësohet se dy të arrestuarit duke shfrytëzuar detyrën kanë tentuar ti marrin 63 vjeçarit me iniciale R M. 55 mijë euro, duke manovruar dhe llogarinë bankare të klientit për ti kaluar më pas ato në përfitime vetjake dhe në emër të tyre.
Lidhur me këtë rast Prokuroria e rrethit ka marrë në dorë çështjen ndërsa pritet zbardhja e rastit.
a.y/NOA