Krasniqi: Qeveria kosovare ka nevojë për ndryshime
Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Krasniqi theksoi se Kosova ka nevojë për një qeverisje më kualitative.
“Ne si Kuvend, si deputetë, por edhe si përfaqësues të pozitës, dëshirojmë që gjithçka të bëhet mbi bazën e një interesi të një qeverisje dhe të një kualiteti të ri të qeverisjes në Kosovë”, tha Krasniqi.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës shqyrtoi kërkesën e Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit për seancë të jashtëzakonshme parlamentare. Krasniqi tha se do të kërkohet që “njëherë e mirë të pushojë çdo përpjekje për ndjekje dhe gjykime politike”.
Kryeparlamentari bëri të ditur se Kryesia vendosi që peticioni me rreth 150 mijë nënshkrime t’i dorëzohet Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, si dhe Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi.