E Diel, 1 Nëntor 2026

As burrë as grua, në Australi personi i parë me seks asnjëanës

LONDER- Mei Welbi është personi i parë në botë i deklaruar zyrtarisht me seks asnjëanës, as burrë dhe as grua.

Historia është publikuar në të përditshmen britanike “Telegraph” duke shpjeguar se Welbi kishte lindur burrë 48 vjet më parë në kontenë e Renfreshuajwr të Britanisë së Madhe. Në moshën 7 vjecare ai është transferuar në Australi ku dhe kishte ndryshuar seks. Nw moshën 28 vjecare, 1990, ai ishte u kthyer në grua. Por edhe pse me një trup femëror Mei Welbi nuk ishte i lumtur, dhe sot në moshën 48 vjecare është deklaruar zyrtarisht një person “pa seks të specifikuar” .

Pas ekzaminimeve të disa mjekëve askush nuk ishte në gjendje të specifikonte seksin e Norrie (Ky është termi që është përdorur në Britani për të specifikuar njeriun me seks asnjëanës.)

Kështu në certifikatën e lindjes, e nxjerrë në Britaninë e Madhe në kategorinë e seksit është shkruar “neutral”
“Koncepti i burrit dhe gruas nuk bën për mua. Zgjidhja më e lehtë është të mos identifikohesh për llojin e seksit” ka komentuar Mei Welbi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›