Bashkëpunim me Spanjën në fushën e drejtësisë
Kryeprokurori spanjoll shoqërohej takim edhenga Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Manuel Montobio.
Presidenti Topi vuri në dukje arritjet e Shqipërisë në rrugën e realizimit të reformave integruese të vendit në Bashkimin Evropian dhe përpjekjet e vazhdueshme për realizimin sa më të shpejtë dhe efikas të këtyre reformave të rëndësishme, sidomos në sistemin e drejtësisë.
Në këtë kontekst, Presidenti theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është e një rëndësie të veçantë dhe shikohet nga shteti shqiptar si një përparësi, ndërkohë që në këtë drejtim ka patur mbështetjen e duhur dhe asistencën e vazhdueshme të ekspertëve ndërkombëtarë.
"Ne vlerësojmë lart bashkëpunimin bilateral në fushën e drejtësisë mes institucioneve shtetërore dhe strukturave përkatëse të Shqipërisë e të Spanjës dhe jemi të bindur në vijimësinë e këtij bashkëpunimi dhe në të ardhmen për forcimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë e cilësisë së institucioneve të sistemit të drejtësisë", tha presidenti Topi.
Nga ana e tij, prokurori i Përgjithshëm i Spanjës vlerësoi marrëdhëniet e frytshme dhe bashkëpunimin e suksesshëm që ekziston mes institucioneve të drejtësisë së dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave.