E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Presidenca: Ambasadorët inkurajuan Topin

Megjithëse nuk thuhet asgjë konkretisht, deklarata thekson se ambasadorët inkurajuan presidentin Topi, për rolin e tij në zgjidhjen e këtij ngërçi. “Këto takime, në të cilat u inkurajua roli kyç i Presidentit si moderator, u organizuan në kuadrin e vazhdimit të konsultimeve të Kreut të shtetit me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar nën frymën e rekomandimeve të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe qëndrimeve të Bashkimit Evropian mbi situatën aktuale politike në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për media. Më tej, deklarata thekson se gjatë takimeve u diskutua mbi rëndësinë dhe nevojën e mbajtjes së tryezës së dialogut mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës, Edi Rama, nën moderimin e Presidentit Topi, në përpjekje për t’i kontribuar normalizimit të klimës politike dhe rivendosjes së dialogut parlamentar.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›