E Diel, 1 Nëntor 2026

Borë dhe erëra të forta në rajonin e Kukësit

Megjithatë, burime nga drejtoria Rajonale e Rrugëve në Qarkun e Kukësit, thonë se deri më tani të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme. Reshjet e borës dhe era e fortë kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e mjeteve në rrugët rurale, ndërsa akset që lidhin qendrat e komunave me qytetet janë të hapura. “Fshatrat e komunës së Arrnit në rrethin e Kukësit janë bllokuar jo vetëm nga bora, që ka arritur mbi 40 centimetra, por dhe akulli i krijuar si pasojë e temperaturave të ulëta”, tha përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema. Thuajse të bllokuara janë dhe komunat e Zapodit dhe Shishtavecit në rrethin e Kukësit si dhe komunat e Lekbibajt e Margegajt në Tropojë. “Në këto dy komuna të rrethit të Tropojës janë 15 fshatra të bllokuara. Trashësia e borës në to arrin nga 70 cm–1,2 metra", tha nënprefekti i Tropojës, Syl Smajlaj.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›