Kriza, Withers takim “sekret” në Presidencë
Ambasadorët kanë diskutuar me presidentin Topi për kushtet e tryezës midis kreut të shtetit si ndërmjetës dhe kryeministrit Sali Berisha dhe kryetari të PS-së, Edi Rama. Burime konfidenciale thonë se Withers ka diskutuar me presidentin Topi për mundësitë dhe rrugët që çojnë në zhbllokimin e krizës politike dhe kthimin e opozitës në Parlament.