Krasniqi: Rruga e përbashkët e dy vendeve është në BE
(E plotësuar)
Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski kanë diskutuar të hënën mbi mundësinë e themelimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, duke vlerësuar se kjo është rruga më e mirë krahas ecjes së Prishtinës dhe Shkupit për integrim në Bashkimin Evropian dhe në mekanizmat e tjerë euroatlantik.
Pas një takimi që kanë zhvilluar në orët e pasdites, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se Kosova dhe Maqedonia si dy vende fqinje dhe më synime për integrime euroatlantike, duhet që të thellojnë fillimisht bashkëpunimin në të gjitha fushat.
“Ne jemi dy vende dhe dy popuj fqinjë dhe kemi nevojë për njëri - tjetrin dhe këto marrëdhënie do t’i ndërtojmë dhe thellojmë mbi bazën e bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok. Besoj që së shpejti do të vendosim marrëdhënie të mira mes dy parlamenteve tona. Kështu që dy vendet tona do të bëhen shembull i një bashkëpunimi të mirë në rajon, sepse rruga e përbashkët e dy vendeve dhe dy popujve tonë është integrimi në Bashkimin Evropian dhe në mekanizmat e tjerë euroatlantik”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski e ka ritheksuar mbështetjen e vendit të tij për tërësinë territoriale të Kosovës dhe për ngritjen e marrëdhënieve edhe më të mira në shumë fusha me Republikën e Kosovës.
Ai ka thënë se edhe hapja e ambasadës është një hap i mirë në lidhje me vazhdimësinë e bashkëpunimit, ndërsa bëri të ditur se në këtë kuadër Parlamenti i Maqedonisë ka ngritur një grup parlamentar për miqësi dhe bashkëpunim me Kosovën.
“Parlamenti i Maqedonisë tanimë është gati dhe ka ngrit një grup parlamentar për miqësi dhe bashkëpunim me Kosovën. Shpresoj se po ashtu edhe Parlamenti i Kosovës së shpejti do të ngrisë një komision apo një grup të tillë me të vetmin qëllim për një bashkëpunim më të thellë midis dy parlamenteve tona”, ka thënë Milloshoski.
Ndërkohë, duke folur për marrëdhëniet ndërshtetërore kryeparlamentari Krasniqi theksoi se ndryshimi i kufijve nuk shkon në interesin e askujt.
Kreu i diplomacisë maqedonase, Antonio Milloshoski ka ardhur për vizitë në Kosovë me ftesë të homologut të tij, Skënder Hyseni. Ministri maqedonas ka marrë pjesë në hapjen solemne të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Kosovë, ndërkaq përveç me ministrin Hyseni, pasdite është takuar edhe me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi
Hapet Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë
Përvojat e shtetit të Maqedonisë drejtë hyrjes në NATO dhe Bashkimin Evropian do të jetë e mirë për Kosovën , ka thënë të hënën, presidenti Fatmir Sejdiu me rastin e hapjes së Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së Ambasadës të Maqedonisë në Prishtinë, ishin përfaqësues ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe partive politike.
Me këtë rast, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshovski, ka theksuar se me ngritjen e flamurit dhe hapjen e Ambasadës së Maqedonisë hapet një ditë e re.
Sipas tij, afër flamurit të Maqedonisë dhe atij të Kosovës në këto ambiente do të vendoset edhe flamuri evropian, që do të jetë një udhërrëfyes i dy vendeve që do të kenë vendin në BE.
“Ne jemi vende të vogla në aspektin evropian dhe botëror, mirëpo si vende të vogla ne mund të tregojmë se si të bashkëpunojmë me interes të paqes, stabilitetit dhe sigurisë“, ka thënë Milloshovski, duke shtuar se bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Maqedonisë tash është shumë i mirë.
Hapjen e Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka vlerësuar si një moment i veçanet në zhvillimin e marrëdhënieve si dy shteteve sovrane.
“Ne kemi një bazë të mirë të ndërtuar deri më tash,raporte të mira të partnerëve strategjikë të cilësisë së paqes, për ne është shumë më mirë që njerëzit e Kosovës, Maqedonisë, klasat e biznesit,kulturës,shkencës kanë lëvizë ndoshta edhe më herët se politika dhe për ne është me rëndësi që kemi krijuar baza të mira të komunikimit dhe struktura legjislative mbështetëse të të dy vendeve. Po ashtu, është shumë me rëndësi që përvojat e Maqedonisë do të jenë të mira për ne sa i përket drejtimin drejt NATO-së dhe Bashkimit Evropian “, ka theksuar Sejdiu.
Presidenti Sejdiu po ashtu, ka theksuar se hapja e Ambasadës së Maqedonisë në Kosovë dhe hapja e Ambasadës së Kosovës në Maqedoni do të jenë shtëpi të komunikimit me qytetar.
Sejdiu: Kosova dhe Maqedonia, shembull i bashkëpunimit
Kosova dhe Maqedonia janë shembull i bashkëpunimit të mirë ndërfqinjësor në rajon, tha presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë takimit që pati të hënën me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski, po qëndron të hënën për vizitë zyrtare në Kosovë, i ftuar nga homologu i tij, Skedner Hyseni.
Në një njoftim të lëshuar nga Zyra e presidentit të Kosovës, thuhet se presidenti Sejdiu vlerësoi se dy vendet tashmë e kanë krijuar një bazë shumë të mirë të bashkëpunimit, e cila do të jetë bazë për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella në të ardhmen.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë, duke qenë fqinjë të parë, natyrshëm kanë interesa dhe ambicie të përbashkëta”, vijoi Presidenti, i cili çmoi të arriturat e Maqedonisë në procesin e integrimeve evroperëndimore, sidomos përfshirjen e këtij vendi në liberalizimin e vizave. Duke theksuar se përvojat e Maqedonisë mund t’i shërbejnë si udhërrëfyes i mirë Republikës së Kosovës në këtë aspekt, presidenti Sejdiu shfaqi bindjen se Republika e Maqedonisë, sikundër deri më tani, do të vazhdojë të jetë një zë mbështetës për Kosovën në institucionet dhe forumet ndërkombëtare, në të cilat ajo merr pjesë.
Edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski pohoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira, ndërsa janë krijuar të gjitha mundësitë që ato të ngrihen në nivele edhe më të larta. Në këtë kontekst, ai veçoi angazhimin e qeverive të të dyja vendeve për nënshkrimin e katër marrëveshjeve të reja bilaterale, si një dëshmi se Maqedonia dhe Kosova janë të përkushtuara të punojnë së bashku për arritjen e synimeve të përbashkëta.
“Republika e Maqedonisë do të jetë udhëheqëse e radhës e Këshillit të Evropës, nga muaji maj deri në nëntor të këtij viti, dhe gjatë kësaj kohe do të jetë në dispozicion të institucioneve të Kosovës, për t’u ndihmuar atyre njësoj si deri më sot”, tha ministri Milloshoski.
Milloshoski: Maqedonia mbështet integritetin territorial të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për tërësinë territoriale të Kosovës dhe për ngritjen e marrëdhënieve edhe më të mira në shumë fusha me Republikën e Kosovës. Këto komente, kreu i diplomacisë maqedonase, i bëri pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni.
Milloshoski ka shprehur përkushtimin e Maqedonisë për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën në fusha të ndryshme, siç është ekonomia, transporti dhe në veçanti energjetika.
Duke folur në gjuhën shqipe në konferencën për media, ai ka thënë se Maqedonia është e përkushtuar fuqishëm për paqen në rajon dhe për bashkëpunim të mirë me Kosovën në fushën e ekonomisë, transportit dhe veçmas në fushën energjetike.
“Republika e Maqedonisë si shtet që vendosi marrëdhënie diplomatike dhe e pranoj Kosovën angazhohet dhe mbështet integritetin territorial dhe tërësinë e shtetit, si një fqinj i barabartë më të tjerët dhe tani kemi marrëdhënie të mira. Dëshiroj të përcaktohem fuqimisht për paqen në rajon, për miqësi dhe për bashkëpunim ekonomik. Hapja e ambasadës për neve është akt solemn dhe orientues i ri në marrëdhëniet tona”, ka thënë ai.
Ndërkaq ministri i Kosovës Skënder Hyseni ka theksuar se Kosova dhe Maqedonia do të bashkëpunojnë në fusha ku të dyja vendet kanë interesa.
Ai ka thënë se gjatë këtij takimi është arritur pajtueshmëri që të intensifikohet bashkëpunimi, ndërkaq ka theksuar se është e rëndësishme që të dyja vendet të përçojnë mesazhe të mira, si një shembull bashkëpunimi sistematik.
“Kosova do të insistojë që sa më shpejtë që të jetë e mundshme të fitojë të drejtën për të udhëtuar pa viza, përkatësisht të fitojë atë që tashmë ka fituar Republika e Maqedonisë dhe pata kënaqësinë të dëgjojë përkushtimin e ministrit Milloshoski dhe Qeverinë e Maqedonisë që ta ndihmojnë Kosovën në këtë proces, duke kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’i ofrohet një afat i qartë kohor deri kur Kosova do duhej t’i plotësonte kriteret për të gëzuar të drejtën e udhëtimit pa viza, përkatësisht për t’u bërë pjesë e listës së bardhë”, është shprehur kreu i diplomacisë së Kosovës.
Lidhur me hapjen e ambasadën e Kosovës në Maqedoni, ministri Hyseni ka thënë do të hapet pas procedurave që shkojnë sipas Ligjit për përzgjedhjen e ambasadorëve, ndërkohë që i ngarkuari me punë në Shkup do të përgatis dhe do të ngris misionin diplomatik në Shkup.
Ndërkohë, ministri maqedonas i pyetur nëse projekti “Shkupi 2014” do të ndikojë në politikën e jashtme të Maqedonisë, duke pasur parasysh pakënaqësinë e shqiptarëve atje, Milloshoski ka thënë se Republika e Maqedonisë mund të shërbejë si shembull i mirë për shoqëri multietnike, ku çdo bashkësi ka përfshirjen e vetë në sistemin politik, ekonomik dhe kulturor të shtetit.
“Treguesi më i mirë për këtë është ndërtimi i shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës në qendër të Shkupit, që është një nga simbolet më të mëdha jo vetëm të shoqërisë në Maqedoni, por është karakteristikë rajonale për multietnicitet, multikonfecionalitet. Vetë përmendorja e Skënderbeut në Shkup flet se Maqedonia është një shoqëri tolerante dhe e hapur e demokratike, ku vlerat e përbashkëta dhe respekti ndaj figurave historike janë pjesë e jetës sonë bashkëkohore”, ka thënë ai.
Kreu i diplomacisë maqedonase, Antonio Milloshoski po qëndron për vizitë në Kosovë me ftesë të homologut të tij, Skënder Hyseni, ku edhe do të marrë pjesë në hapjen solemne të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Kosovë, ndërkaq përveç me ministrin Hyseni, do të takohet edhe me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi. /kosovapress/