E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat kosovare, profesionale në zgjedhje

Rrjeti i Organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka publikuar të hënën raportin e monitorimit të medieve kosovare gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit të vitit të kaluar.

Sipas raportit, mediat elektronike dhe ato të shkruara në Kosovë në mënyrë profesionale kanë raportuar gjatë zgjedhjeve të fundit, duke mos e shkelur Kodin gazetaresk të mirësjelljes. Përveç disa mediumeve të afërta me partitë politike.

Gazeta Express kryeson listën e mediumeve që kanë raportuar në mënyrë profesionale dhe të paanshme.

“Hapësira që Gazeta Express u ka dhënë raportimeve të aktiviteteve të partive politike gjatë fushatës ka qenë e balancuar dhe proporcionale”, thuhet në raport.

Burim Ejupi, nga rrjeti i organizatave “Demokracia në Veprim”, ka lexuar një raport të gjerë ku janë monitoruara tri televizionet nacionale RTK, KTV dhe RTV 21 si dhe gazetat ditore. Ai ka thënë se edhe këtë herë mediat nuk kanë shkelur Kodin e mirësjelljes, ndërsa duke folur për hapësirën e spoteve, ka thënë se kjo nuk ka qenë e barabartë.

“Nga procesi i monitorimit për aktivitet e partive politike gjatë fushatës parazgjedhore, shumica e medieve kosovare u janë përmbajtur Kodit gazetaresk të mirësjelljes dhe janë munduar t’i respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi.

Medieve i janë përmbajtur edhe animeve të hapura politike, ndërsa balanci sa i përket hapësirë kohore të subjekteve ka qenë korrekt, por jo edhe i barabartë”, ka theksuar Ejupi.

Teuta Zubaku, nga Komisioni Pavarur i Mediave, ka thënë se mediat në këtë fushatë kanë raportuar në mënyrë korrekte, duke mos e shkelur Ligjin për zgjedhje.

“Mediat elektronike gjatë kësaj periudhe kanë raportuar kryesisht në pajtueshmëri me kapitullin e 8 të Ligjit për zgjedhje, duke informuar në përgjithësi në mënyrë të drejt dhe korrekte. Gjatë këtij monitorimi kemi gjet edhe shkeljet. Shkeljet kanë qenë kryesisht mos identifikimi i spoteve ose tejkalimi i minutazhit”, ka theksuar ajo.
Bardh Hamza, gazetar, tha se mediat kanë shkas për t’u lavdëruar.

“Përshtypja ime është se për atë ia kanë arritur që në aspektin kuantitativ të mbulojnë suksesshëm fushatën e të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në garë, që shihet në raportimet që janë bërë nga vëzhguesit”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›