Eleminatoret Euro 2012 kombetarja humb 0-2 ndaj Bjellorusise
Shqiperia mpihet ne te ftohtin e Minskut dhe dorezohet 2-0 perballe Bjellorusise duke marre me vete humbjen e pare te fushates eliminatore te Euro 2012 dhe nje perfaqesim per tu harruar. Ne sfiden me nje rival direkt si Bjellorusia kuqezinjte e drejtuar nga Xhemal Mustedanagic gabojne totalisht pjesen e pare dhe pesojne disavantazhin qe ne minuten e 9-te te ndeshjes.
Beqja ben te pamunduren per te bllokuar goditjen e Kalachev por nje gabim i vendosjes se mbrojtjes i lejon Rodoinov te jete ne pozicion te rregullt dhe i vetem me portierin te shenoje nje gol te thjeshte. Shqiperia tronditet dhe nuk eshte aspak ne fushe. Gabohen edhe pasimet me te thjeshta ndersa presingu i bjelloruseve vret cdo tentative te kuqezinjve per te dale perpara. Vetem nga distanca Lila e Agolli tentojne kuadratin e Zhenov te pashqetesuar.
Ne kampin e kundert Bjellorusia e ka shume te thjeshte te krijoje panik ne mbrojtjen emergjente per shkak mungesash te Shqiperise. Timofei Kalachev nuk gjen kuadratin ne minuten e 30 ndersa vetem dy minuta me pas traversa shpeton kuqezinjte nga kapitullimi. Beqja nderhyn ne kembet e Rodoinov por topi mberrin ne kembet e Igor Shitov qe nuk mendohet por ka fatin kunder sepse topi prek pjesen e jashtme te traut.
Vetem nje goditje e Duros eshte pak per te ndryshuar fatet e nje loje te flashket dhe pa ide te formacionit te Mustedanagic nderkohe qe zevendesimet e teknikut me Muzaken duket se mund ti japin tjeter ritem Shqiperise. Por kembet dhe truri nuk i pergjigjen kuqezinjve qe ne minuten e 70 shperdorojne mundesine me te mire per te barazuar. Salihi i vetem me Zhenjov ben ate qe nuk duhej dhe bjelloruset mbeten ne avantazh dhe vrasin ndeshjen 6 minuta me pas.
Sergei Krivets i vetem perballe Beqajt ne qender te zones me koke e dergon topin ne rrjete duke siguruar fitoren per Bjellorusine. Per te shenuar diten e erret te kombetares shqiptare mendon Armend Dallku qe ne minuten e 89 ndeshkohet me karton te kuq. 8 pike per formacionin e Bernd Stange qe mbetet fort ne gare ne enderren per nje kualifikim ndersa per Shqiperine mbetet vetem te shpresoje ne efektin Qemal Stafa kur dy formacionet te jene serisht perballe.
Eno Skarco