Franca fiton ndaj Luksemburgut. Shqiperia e treta ne grup

Franca ka mundur 2-0 Luksemburgun per te vazhduar kryesimin ne grupin D eliminator te Euro 2012 ku luan dhe Shqiperia. Nje gol i Benzama dhe tjetri me autor Gourcuff i kane dhuruar suksesin skuadres se drejtuar nga Laurent Blanc e cila ka regjistruar fitoren e trete pas asaj me Bosnjen dhe Rumanine. Franca do te dominonte takimin dhe do te kalonte ne epersi ne minuten e 22-te.
Sulmuesi i Realit te Madridit Karim Benzema do te dergonte saktesisht topin ne rrjete pas nje harkimi nga kendi te Johan Gourcuff. Organizatori i Olimpikut te Lionit do te ishte inspiruesi i skuadres franceze ndersa ne minuten e 54-rt do te pesonte nje nderhyrje te rende nga kapiteni i Luksemburgut Rene Peters i cili do te lite fushen e lojes me karton te kuq. Me nje lojtar me shume francezet do te shtonin presionin dhe do te dyfishonin rezultatin me Gourcuff i cili me nje gjuatje nga distanca do te vuloste perfundimisht fitoren e Frances ne ndeshjen e saj te katert ne fushaten eliminatore te Euro 2012.
Pas ketij suksesi skuadra e Blanc kryeson renditjen me 9 pike e ndjekur nga Bjellorusia me 8 pike. Ne vendin e trete renditet Shqiperia me 5 pike ndersa pas saj Bosnja dhe Rumania qe kane nga nje ndeshje me pak. Renditja e grupit D mbyllet me Luksemburgun qe ne kater ndeshje ka marre vetem nje pike.
Nertan Prifti