E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji për amnistinë i është dërguar Kuvendit

Me gjithë vërejtjet e dhëna nga anëtarët e Komisionit për Legjislacion, projektligji për amnistinë i është dërguar Kuvendit për lexim të parë. Anëtarët e subjekteve politike, PDK, LDK, Vetëvendosje e AAK, e kanë kritikuar përmbajtjen e projektligjit, sipas të cilëve, ligji në fjalë i amniston të gjithë kriminelët, duke përfshirë edhe ata që kanë bërë vrasje e krime ekonomike.

Po ashtu u kritikua edhe rreth procedurës së përshpejtuar për ta quar në Kuvend këtë projektligj. Kryesuesi i komisionit Behar Selimi, tha se përshpejtimi ka ardhur si vullnet i liderëve të tri subjekteve politike./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›