Krasniqi Strukturat ilegale nuk jane zeri i qytetareve serbe te Kosoves

Referendumi sipas organizatoreve do te percaktonte nese serbet e Veriut do te pranojne instalimin e institucioneve te Republikes se Kosoves ne ate pjese te Kosoves. Pjesemarresit e kuvendit te ketyre komunave paralele e cilesuan kete ngjarje si shprehje e lire vullnetit te popullit. Sipa tyre referendumi do te tregoje qe serbet ne veri te Kosoves nuk duan te jene pjese e institucioneve te Prishtines.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga veriu i MitrovicesKryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi theksoi per DW-ne se kjo ide e referendumit eshte vazhdimi i tendences se nje grupi qytetaresh serbe apo te strukturave serbe te Beogradit ne Kosove te cilet kane bere perpjekje prej vitesh qe keta qytetare te mos inkuadrohen dhe integrohen ne jeten institucionale te Republikes se Kosoves. Edhe kjo perpjekje tani eshte vazhdimi i tendences se meparshme thote Krasniqi duke shtuar se i bie pergjegjesia Beogradit qe te punoje ne kete drejtim Jemi te bindur qe keta qytetare serbe qe jane ne keto struktura te jashteligjshme dhe ilegale ne Kosove nuk mund te jene zeri i qytetareve serbe te Kosoves qe deshirojne te behen pjese e integruar e jetes politike shoqerore dhe publike. Prandaj eshte detyre dhe pergjegjesi e Beogradit ndaj te cilit duhet te vazhdoje presioni pozitiv i Brukselit per ti shperbere keto struktura qe jane bere pengese vecanerisht e qytetareve ne pjesen veriore te Kosoves tha Krasniqi.
Edhe Beogradi kunder referendumit ne veri
Shefi i delegacionit serb ne negociatat mes Prishtines dhe Beogradit Borko Stefanoviq e cilesoi referendumin si nje iniciative te keqe. Referendumi eshte i panevojshem dhe sjelle probleme te medha i tha ai agjencise se lajmeve Tanjug. Edhe ministri serb per Kosoven Goran Bogdanoviq u shpreh kunder nismes se serbeve te Veriut per mbajtjen e nje referendumi te tille. Sipas tij referendumi eshte nje vendim politik i opozites. Nje vendim i tille tha ia me tej bllokon rrugen evropiane te Serbise. Sekretari i Ministrise per Kosoven ne qeverine serbe Oliver Ivanovic e quajti te kote nismen e dy kryetareve te komunave paralele ne Veri. Sipas tij referendumi nuk duhet te mbahet dhe nese mbahet shkon ne dem te vete serbeve te Veriut.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Ramush TahiriEdhe kryetari ilegal i komunes se Leposaviqit Branko Niniq ka deklaruar te enjten 29.12. per agjencine e lajmeve Tanjug se Kushtetuta e Serbise qarte thote se Kosova eshte pjese e Serbise dhe per arsye referendumi nuk eshte i nevojshem.
Nga ana tjeter analisti per ceshtjet juridike dhe keshilltari i presidentes se Kosoves Ramush Tahiri zhvillimin e referendumit si nje shprehje e lire e vullnetit te popullit e hedh poshte sepse sipas tij Kosova eshte shtet sovran dhe i pavarur ku te drejtat e qytetareve realizohen permes kushtetutes dhe ligjeve te Republikes se Kosoves. Gjithashtu Kosova ka shtese edhe pakon e Ahtisarit qe garanton te drejtat e te gjitha komuniteteve dhe ne kete kuader edhe te popullit serb qe jeton ne Kosove. Eshte e padrejte dhe e paligjshme qe nje komune apo dy komuna ne veri te shpallin referendum lidhur me njohjen ose jo te pushtetit te Kosoves.
Por perse keto komuna perballen me nje situate te tille
Sipas analistit Ramush Tahiri faktori kryesor eshte mungesa e vullnetit politik per ta pranuar pavaresine e Kosoves. Dhe ata nisen nga parimi se nese shqiptaret nuk deshironin te jetonin ne Serbi atehere dhe keta qytetare serbe nuk duan te jetojne tek shqiptaret ne Kosove. Por kjo eshte e papranueshme pasi numri i banoreve aktualisht ne keto komuna qe duan referendum nuk i kalojne 20.000 banore dhe ne kete nivel askund ne bote nuk ka vetedeklarim te perkatsise nacionale. E drejta e vetedeklarimit apo e vetevendosjen nuk nenkupton kategorine e komunave askund ne bote.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje ilustruese nga veriu i KosovesAjo qe tani kerkohet eshte angazhimi me i madh i te gjitha institucioneve vendore dhe nderkombetare ne veri te Kosoves per organizimin e zgjedhjeve te reja jo ne kuader te Serbise por ne kuader te ligjeve dhe kushtetutes se Republikes se Kosoves qe qytetaret te zgjedhin perfaqesuesit e tyre dhe te behen pjese legale e institucioneve te Kosoves. Sipas kryeparalmentarit te Kosoves Krasniqi Te gjithe faktoret nderkombetare dhe vendore duhet te perpiqen qe te krijojne ne keto komuna nje jete institucionale te ligjshme dhe ne interes te qytetareve serb ne pergjithesi dhe te qytetareve serbe ne pjesen veriore ne vecanti.
Autore Mimoza Cika Kelmendi
Redaktoi Esat Ahmeti