E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunel nen qytet - Metroja e Lajpcigut

Wolfgang Pilz eshte i autorizuari per ndertimet i shoqerise DEGES per menaxhimin e projektit dhe e njeh rrugen ne nentoken e Lajpcigut. Ne 15 deri 20 meter thellesi gjarperojne nen qendren historike duke u nisur prej stacionit hekurudhor qendror dy tuba gri betonarmeje me diameter gati tete meter secili deri ne Stacionin Bavarez te Trenave Gjendemi ne tubin perendimor jemi afersisht midis stacionit hekurudhor qendror dhe tregut diku ne mes.

E gjitha kjo quhet City-Tunnel eshte nje prej projekteve me te medha infrastrukturore brenda nje qyteti ne Gjermani dhe po ndertohet prej tete vjetesh. Tuneli do te krijoje qasje te qendra e Lajpcigut per trenat e shpejte brendaperbrenda qytetit dhe do ta shnderroje stacionin hekurudhor qendror gjigant gati 100 vjecar nga nje stacion trenash terminal ne nje stacion te kalueshem.

Prej lopates se pare ne 2003 shpenzimet jane dyfishuar ne 960 milione euro. Hapja e paralajmeruar u shty disa here. Sipas planeve te vjetra i binte qe kete dhjetor te mbaronin punimet mirepo ato vazhdojne ende Ne zgjerimin e stacioneve dhe ne tekniken e trenave. Stacionin Sheshi Leuschner po e veshim me blloqe ndertimi prej xhami thote gjithe entuziazem Wolfgang Pilz. Fasadat ndricohen nga pas keshtuqe krijohet pershtypja e nje trupi te qelqte komplet te ndricuar.

Mirepo kryevepra ne tekniken e ndertimit eshte tuneli i gerryer dhe i betonuar me turjele me mburoje prej makines se ndertimit Leonie Makina e shpimit Leonie me koke me mburoje i ka hapur keta dy tuba ne nje vit e gjysme duke gerryer neper nentoken e qytetit te Lajpcigut dhe me ecjen perpara ka nisur me tej te vendose ne fundin e vet me hidraulike speziale dhe me pajisje ngritjeje elementet e veshjes se brendshme te tunelit qe shihen ketu tete cope per cdo unaze ne menyre qe ne nje proces te shpoje perpara dhe te pajise prapa tunelin me elemente qe ky te jete gati per punimet e tjera.

Qarkullim me zhurme te dobet nen toke Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tuneli kalon nen ndertesa historike

Prej bashkimit te elementeve pra te unazave te betonit nga dhjetori 2013 mbi shinat e tunelit te betonuara dhe me amortizim jastekesh plastike do te levizin trena me maksimalisht 80 km/h shpjegon Michael Menschner i shaqerise aksionare Deutsche Bahn Netz Keta jane jasteke plastike mbi te cilet do te levizin trenat dhe funksioni i tyre eshte qe luhatjet e krijuara te mbeten ne tub dhe te mos percillen jashte tubit te ndertesat ekzistuese qe gjenden me themele relativisht afer tubit te tunelit.

Ne fund te fundit tuneli pershkon nentoken e 30 ndertesave nder to vende te vjetra tregtie dhe ndertime te tjera historike te cmuara. Ne menyre parandaluese ne themele eshte pompuar beton per te stabilzuar truallin. Nje sistem sensoresh e mbikeqyri rrugen e pershkuar nen ndertesa nga makina e shpimit te tunelit. Pasi ndertimi tunelit ne Lajpcig rezultoi nje projekt gjeoteknik i kategorise me te veshtire atje kishte shtresa te vogla qymyri kuarcite vecanerisht te forta kushte te nderlikuara me ujerat e nendheshme themele te mbetura gropash te vjetra ndertimi. Ne stacionin hekurudhor qendror toka u desh te ngrihej per te penguar depertimet e ujit ne gropen e ndertimit tregon Wolfgang Pilz i shoqerise se menaxhimit te projektit DEGES Me nje pune disamujore me nje gjatesi 86 bis 90 meter ketu eshte kryer nje ngrirje majtas dhe djathtas shinave te tanishme. Kjo eshte bere me gjithsej 95 km hekura te ngulura ne toke dhe te ftohura me nje tretje kalciumkloridi deri ne 35 grade minusm keshtuqe u krijua nje truo i vertete akulli tre deri kater meter i trashe. Dhe kur ky bllok akulli u formua ne fund gje qe kerkoi disa muaj kohe ketu mund te kryheshin punimet e metejshme nen toke ne sektorin e ketushem te salles terthor te platformes.

Urithi prej celiku 60 meter i gjate Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Wolfgang Pilz

Mirepo prej vitesh kritiket e vene ne pikepyetje kuptimin e projektiot te madh. Deshira fillestare per te derguar trena distance drejt Bavarise duhet konsideruar ende utopike Per arsye te mbrojtjes kunder zjarrit tunelin lejohen ta kalojne vetem trena elektrike mirepo traseja e elektrifikuar drejt Mynihut shkon deri ne gjysme te rruges.

Autore Bernd Grler/Elert Ajazaj

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›