E Shtunë, 31 Tetor 2026

I akuzuari për krime lufte, pritet si "hero"!

Johan Tarçullovski, i cili nga ana e Tribunalit për krime lufte në Hagë u dënua me 12 vjet burgim për masakrën në fshatin Lubeten të Shkupit, sot kthehet në Maqedoni.

Ai dje u lirua nga burgu gjerman në Dic pasi që ka vuajtur dy të tretën e dënimit me burg.

Gjashtë vjet nga dënimi me burg Johani i kaloi në Sheveningen, ndërsa prej para dy viteve u transferua në burgun në Dic.

Por, ajo që të bie në sy është absurditeti me të cilën mediat maqedonase dhe qeveria po e trajtojnë këtë rast.

Me shpenzime qeveritare, me aeroplan qeveritar ai pritet të arrijë sot në Shkup, por ashtu siç është paralajëmruar ai do të pritet si “hero” për maqedonasit.

“Hero”, është vetëm fjala të cilën Millosheviqi e njihte për gjeneralët e tij të cilët bënin masakra ndaj myslimaëve në Bosnjë, kroatëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Të njëjtën retorikë po e përdorë tani edhe qeveria dhe mediat maqedonase të cilat një kriminel e shpallin “hero”.

A pyetet dikush se si ndjehen banorët shqiptarë të Lubetenit, të paktën ata nëna dhe fëmijë të cilët kanë mbetur pa të dashurit e tyre.

Turpi, budallallëqet dhe poshtërsia nuk kanë fund, e në këtë rast vetë maqedonasit humbësin, kriminelin dhe fajtorin e shpallin “trim”.

Drejtësia ndërkombëtare e tha fjalën e vet, edhe pse të tjerët dëshirojnë të shtrembërojnë atë, por kësaj kurrë nuk do t’ia arrijnë, pasi krimineli mbetet kriminel.

Historia flet dhe do të flasë ndryshe.

Por, ofshama dhe mallkimi i nënave të Lubetenit ende s’ka marrë fund./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›