E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Të rikthehet reciprociteti me Serbinë

 Qeveria bëri mirë që tregoi vullnetin e saj në bazë të marrëveshjes për hyrjen e mallrave serbe, por nëse Serbia vazhdon me bllokimin e mallrave të Kosovës atëherë varet nga qeveria nëse do të vendosë masa më të rrepta të reciprocitetit, kështu deklaroi për mediat kosovare Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.

Sipas tij lejimi i hyrjes së mallrave serbe në Kosovë pas marrëveshjes po realizohet në mënyrë të njëanshme, pasi Serbia po i kthen mbrapsht kamionët më mall nga Kosova.

Krasniqi tha se Kosova duhet të përdorë masa edhe më të rrepta për të ndalur hyrjen e mallrave serbe. Ai theksoi se nëse Serbia vazhdon të bllokoj mallrat nga kosova atëherë duhet të rikthehet masa e reciprocitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›