Bregu Nese opozita svoton ligjet do marrim vleresim negativ nga BE

Kur në më pak se një muaj pritet të jepet opinioni i radhës i Komisionit Europian për përmbushjen nga Shqipëria të 12 rekomandimeve të vjetshme për statusin e vendit kandidat në BE, Komisioni i Integrimit ka thirrur sot në një seancë dëgjimore ministren e Integrimit Majlinda
Bregu.
Gjatë fjalës së saj ministrja e Integrimit tha se nuk ka asnjë pretekst për të penguar integrimin. Gjithashtu ajo shprehu gatishmërinë e mazhorancës për të votuar çdo nismë ligjore të opozitës.
Zjn.Bregu gjatë raportimit të saj në Komisionin e Integrimit, tha se procesi i integrimit është vështirësuar pas bojkotit të gjatë të opozitës ndaj Kuvendit, ndërsa ka shtuar se nëse opozita nuk do të votojë ligjet që duan shumicë të cilësuar, atëherë vendi rrezikon të marrë vlerësim negativ nga Bashkimi Europian.
Sipas ministres Bregu, interesi madhor i të gjithë palëve është integrimi i Shqipërisë në BE. Për këtë arsye i kërkoi opozitës që të sjellin draftin për imunitetit në Kuvend për t’a votuar.