E Diel, 1 Nëntor 2026

Masat anti-krizë, 20 mijë shqiptarë pa pensionet greke

Jorgos Papandreu

Sipas medieve greke, qeveria e Papandreut shpall sot masat e reja në lidhje me paketat e kursimeve që janë kërkuar nga specialistët e FMN-së,BE-së dhe BQE-së, në mënyrë që këta të fundit të japin dritën jeshile për këstin e gjashtë të ndihmës ekonomike.

Sipas gazetave greke në këto masa përfshihen reduktime shumë të mëdha të vendeve të punës në sektorin shtetëror, rreth 20 mijë brenda një muaji dhe 150 mijë deri në vitin 2015, reduktime rrogash, pensionesh, rritje të akcizës së karburanteve për ngrohje, taksave të cigareve dhe pijeve alkoolike. Mund të merren dhe masa për reduktimin e pensioneve të Institutit Bujqësor Grek OGA, nga i cili përfitojnë një pension mujor prej 345 eurosh, mbi 20 mijë minoritarë nga Shqipëria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›