Krasniqi-Topit: Merëndësi kapërcimii situatës
PRISHTINË- Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi, ngushëlloi sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, për humbjen e jetës së tre qytetarëve në demonstratën e organizuar nga Partia Socialiste në Tiranë.
Zyra e shtypit e Presidencës kosovare bëri të ditur se në mesazhin e ngushëllimit drejtuar Presidentit Topi, Krasniqi thekson se "në këto momente të rëndësishme për perspektivën evropiane të Shqipërisë është shumë i rëndësishëm stabilizimi i situatës, vetëpërmbajtja e spektrit të gjerë politik dhe gjetja e një zgjidhje institucionale për kapërcimin e kësaj situate".
(d.b/BalkanWeb)