NATO do të zvogëlojë praninë e saj në Maqedoni

NATO do të zvogëlojë praninë e saj në Maqedoni dhe kjo ka pasuar nga një vendim zyrtar i miratuar në Bruksel.
Sipas burimeve pranë shtabit të NATO-s në Shkup, vendimi parashikon tërheqjen e njësiteve logjistike të KFOR-it që janë të vendosura në bazën ushtarake pranë Aeroportit të Shkupit dhe që shërbenin si forca logjistike për trupat ushtarake të Francës, Holandës, Irlandës, Polonisë dhe Ukrainës.
Ky vendim nga selia në Bruksel akoma nuk ka mbërritur në shtabin e Aleancës në Shkup.
Në kuadër të misionit dhe pranisë në Maqedoni do të ngelen vetëm oficerë për ndërlidhje, ndërsa e gjithe logjistika për trupat e KFOR-it do të realizohet nga ana e Armatës së Maqedonisë.