FMN aktivizon programin antikrizë?
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është duke shqyrtuar mundësinë që të aktivizojë programin kreditues antikrizë në një lartës prej 583 miliardë dollarësh.
Programi është i destinuar për që të ofrojë ndihmë për vendet që kanë rënë në vështirësi dhe të stabilizoj ekonominë botërore në tërësi, pohojnë zyrtarët e këtij fondi.
Sipas informatave, vendet anëtare të programit kanë nisur të shqyrtojnë vëllimin e mjeteve që mund të ndajnë nga programi dhe kur mund të fitojnë këto para. Sipas paralajmërimeve, programi mund të aktivizohet javën që vjen.
Willian Morray, përfaqësues i fondit, ka theksuar se nisja e realizimit të pason pas ratifikimit të këtij mekanizmi.
FMN-ja në nëntor të vitit 2009 ka rritur vëllimin e parave në 600 miliardë dollarë. Më herët ishte planifikuar që ky program të përfshijë rreth 500 miliardë dollarë.
Në fakt, ky program është marrëveshje për ofrimin e mjeteve kredituese ndërmjet FMN-së dhe vendeve dhe institucioneve anëtare. Paratë që derdhen në këtë fond shfrytëzohen në luftën kundër përkeqësimit të situatës në sistemin financiar botërorë. Si edhe në raste speciale me qëllim të parandalimit të rënies së tij.