E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove opozita kunder vizites se krynegociatorit serb

Partitë opozitare në Kosovë kundërshtojnë vizitën e paralajmëruar të  kryenegociatorit serb për bisedime Prishtinë- Beograd, Burko Stefanoviç në Kosovë. Shpend Ahmeti nga lëvizja Vetëvendosje e cilësoi të papranueshme vizitën e Stefanoviç  në kohën e tanishme.

“Tani një zyrtar i një shteti i cili nuk e pranon pavarësinë Kosovës do të vijë dhe do të pritet me meritat më të larta nga institucionet më të larat qeveritare. Mirëpo nuk është hera e parë që Qeveria e Kosovës, Thaçi, bënë kompromise të tilla prandaj edhe kjo nuk na çudit. Ne e quajmë vetën një ofendim, më shumë sesa provokim për qytetarët e Kosovës” u shpreh Ahmeti.

Ardian Gjini, kryetar i grupit parlamentar të AAK-së  për Albanian Screen tha se vizita e  Stefanoviçit në Kosovë shkel sovranitetin e shtetit.

“Ne mendojmë se kemi qeveri dhe jemi shtet sovran ashtu siç është Serbia dhe nëse një drejtor politik nga Beogradi vjen në Kosovë , duhet të pritet nga drejtori politik në Kosovë e jo nga zëvendëskryeministri. Mendojmë se është mos përfaqësimi i denjë i sovranitetit të popullit, takimi i një zëvendëskryeministri ose zëvendëskryeministre me një zyrtarë të administratës së Serbisë” tha Gjini.

Burko Stefanoviç do të vizitojë Kosovën para raundit të katërt të bisedimeve Kosovë -Serbi  që do të zhvillohen në Bruksel dhe gjatë kësaj vizite pritet të takohet me zëvendëskryeministrin Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe kryenegociatoren e Kosovës për këto bisedime, Edita Tahiri.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›