Mbyllen 64 bashki. PS kryeson me 35 PD ka marre 29

Pas përfundimit të numërimit të pjesës më të madhe të kutive të votimeve në të gjithë vendin rezulton se për qarkun e Beratit, bashkinë Berat, Urën Vajgurore, Kuçovë dhe Poliçanin do t’i drejtojnë kandidatët e majtë ndërsa vetëm Çorovoda do të drejtohet nga Aleanca për Qytetarin.
Në qarkun Dibër numërimi ka përfunduar dhe bashkinë Burrel do ta drejtojë e majta e përfaqësuar nga një femër, ndërsa bashkinë Dibër, Peshkopi Bulqizë dhe Klos do t’i drejtojë në katër vitet e ardhshme koalicioni i djathtë.
Në qarkun Durrës, për bashkinë e Durrësit numërimi vazhdon me ritme të ngadalta ndërsa për bashkitë Maminas, Manës, Sukth dhe Krujë ku numërimi ka përfunduar rezulton fitues koalicioni i djathtë kurse në Shijak dhe Fushë Krujë ka fituar e majta.
Për qarkun Elbasan, për bashkinë e Elbasani numërimi vazhdon. Në bashkitë që kanë përfunduar numërimin rezulton se atë të Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Prenjasit dhe Peqin do t’i drejtojë në katër vitet e ardhshme koalicioni i djathtë, ndërsa vetëm bashkinë e Gramshit e ka fituar ai i majtë.
Për qarkun e Fierit, bashkitë Fier, Patos, Divjakë, Lushnje dhe Ballsh janë fituar nga kandidatët e koalicionit të majtë, ndërsa ajo e Roskovecit është fituar nga koalicioni i djathtë.
Në qarkun e Gjirokastrës numërimi ka përfunduar për drejtuesit e bashkive prej të cilit rezulton se bashkitë Gjirokastër, Këlcyrë Përmet, Memaliaj dhe Tepelenë i kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa atë të Libohovës do ta drejtojë kandidati i djathtë.
Për qarkun e Korçës numërimi ka përfunduar dhe rezulton se bashkitë Korçë, Ersekë, Maliq dhe Pogradec do të drejtohen nga e majta, ndërsa bashkitë Bilisht dhe Leskovik nga e djathta.
Gjithashtu për qarkun e Kukësit numërimi ka përfunduar dhe rezulton se bashkia Kukës dhe Bajram Curri janë fituar nga kandidatët e djathtë, ndërsa ajo e Krumës nga ai i majtë.
Edhe për qarkun e Lezhës numërimi ka përfunduar për krerët bashkiakë dhe vetëm bashkia Lezhë është fituar nga e djathta ndërsa bashkitë Laç, Mamurras, Rrëshen dhe Rubik do të drejtohen nga koalicioni i majtë.
Për qarkun e Shkodrës numërimi nuk ka përfunduar për bashkinë Shkodër, ndërsa bashkitë Koplik, Fushë Arrës, Pukë, Vau i Dejës, janë fituar nga kandidatët e djathtë.
Në qarkun e Vlorës kandidati i majtë ka fituar drejtimin e bashkisë së Delvinës, ndërsa bashkitë Vlorë, Himarë, Orikum, Selenicë Sarandë dhe Konispol do të drejtohen nga e majta.
Për qarkun e Tiranës, bashkitë Vorë dhe Kavajë janë fituar nga kandidatët e majtë, bashkia Kamëz nga ai i djathtë, bashkia Rrogozhinë nga PDIU, ndërsa për bashkinë e Tiranës numërimi vazhdon.
Olgera Muka
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 11 maj 2011 )