E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi mandaton Thaçin kryeministër

PRISHTINË- Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi ka nxjerrë vendimin për nominimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, i mandatuar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës theksohet se sipas vendimit, mandatari i nominuar Hashim Thaçi në afatin më të shkurtër kohor, ftohet të bëjë koalicionet e nevojshme me partitë politike për të formuar koalicionin për qeverinë e re dhe të dalë me propozim para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kreu i Partisë Demokratikë të Kosovës dhe njwkohwsisht kandidat për kryeministër Hashim Thaçi paralajmëroi dy ditë më parë se marrëveshja e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe AKR do të finalizohet gjatë fundjavës, përderisa ka lënë të kuptohet se vendi do të bëhet me qeveri të re gjatë javës së ardhshme.

(e.m/tg/BalkanWeb.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›