Bisedimet, KE :Presim bashkëpunimKosovë-Serbi
PRISHTINË- Komisioni Evropian pret bashkëpunim nga Kosova dhe Serbia për të nisur bisedimet e reja, të cilat pritet të fillojnë pas formimit të institucioneve të reja Kosovare. Deklarata është bërë nga Stefano Sanino, nëndrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Europian për Zgjerimin.
Në përfundim të vizites së tij sot në Kosovë, Sanino është shprehur se BE-ja është e gatshme për të mbështetur agjendën e reformave për integrimin evropian të Kosovës. “Axhenda e BE-së është axhendë e reformave të thella. Sipas përvojës sonë, edhe pse këto reforma janë të vështira, sjellin stabilitet dhe prosperitet”, ka deklaruar Sanino.
Siç raportojnë mediat kosovare, diskutimet që ai ka pasur me përfaqësuesit e qeverisë, liderët politikë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit ndërkombëtar kanë qenë të përqendruar në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE. Sanino inkurajoi liderët politikë dhe Qeverinë e re që ta përfshijë agjendën e reformave Evropiane si prioritet më të lartë te saj.
Gjatë vizitës së tij në zyrat e BE-së dje në Mitrovicë, Sanino theksoi përkushtimin e Komisionit Evropian për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu edhe veriun e Kosovës.
(e.m/news24/BalkanWeb)