Kosovë, të dielënmund të nënshkruhetkoalicioni
PRISHTINE- Tashmë janë ndarë vetëm postet kryesore, ndërkaq ato në nivel ministrash mbesin edhe për diskutim. Bazuar nga deklaratat e zyrtarëve të të dyja partive marrëveshja nuk do të nënshkruhet sot. Zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci thotë se marrëveshja ka mundësi të arrihet deri të dielen, ben te ditur RTK. Ndërkaq nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Gashi thotë se bisedimet do të vazhdojnë edhe sot ndërkaq nuk tregon nëse kjo parti ka hequr dorë nga kërkesa për më shumë poste ministrore sesa ia pati ofruar partia fituese e zgjedhjeve. Nënkryetari i AKR-së, thotë se kjo parti përkrahë idenë që presidenti dhe qeveria të votohen në seancën e së hënës të Kuvendit.
Por në Partinë Demokratike të Kosovës nuk saktësojnë nëse do të ketë votim të hënën edhe për presidentin dhe qeverinë.
Kreu i Partisë Demokratikë të Kosovës Hashim Thaçi dhe mandatar për kryeministër paralajmëroi dy ditë më parë se marrëveshja e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe AKR do të finalizohet gjatë fundjavës përderisa ka lënë të kuptohet se vendi do të bëhet me qeveri të re gjatë javës së ardhshme.
(s.g/rtk/BalkanWeb)