E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi nominohet mandatar për formimin e Qeverisë

Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 14:08

Duke u bazuar në nenin 90, në nenin 84 pika 14, në nenin 95 paragrafi 1 të Kushtetutës së Kosovës, si dhe në Vendimin Nr. 231 – 2011, datë 7 shkurt 2011 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës 2010, presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi ka nxjerrë vendim për nominimin e Hashim Thaçit, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas vendimit, mandatari i nominuar Hashim Thaçi në afatin më të shkurtër kohor, ftohet të bëjë koalicionet e nevojshme me partitë politike për të formuar koalicionin për Qeverinë e re dhe të dalë me propozim para Kuvendit të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›