Krasniqi merr detyren e kreut te shtetit
Republika e Kosoves ka mbetur dje vetem 55 minuta pa President. Ende pa u bere nje ore nga doreheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit vendin e tij e ka zene Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi. Ne nje konference te jashtezakonshme per median pas doreheqjes se Sejdiut ushtruesi i detyres se Presidentit kryeparlamentari Krasniqi eshte zotuar se do ta ushtroje kete detyre ne perputhje te plote me aktin me te larte juridik te vendit Kushtetuten me te cilen per me shume se dy vjet Sejdiu kishte rene ndesh me te duke mbajtur dy poste njekohesisht. 8232Ndonese tashme kishte kaluar gati nje ore nga doreheqja e Sejdiut Krasniqi e ka quajtur ate President duke thene se e respekton plotesisht hapin qe ka marre sic ka thene ne mbrojtje te Kushtetutes se Kosoves. Kushtetuta ne raste te tilla e ngarkon Kryetarin e Kuvendit te Kosoves qe ta ushtroje detyren e Presidentit te Republikes ka thene ai duke konfirmuar marrjen e pergjegjesive edhe per te parin e shtetit. Krasniqi eshte zotuar dhe ka garantuar qytetaret e Kosoves partite politike institucionet dhe shoqerine civile se nuk do te kete vakum institucional dhe se cdo veprim do te behet konform Kushtetutes dhe ne interes te vendit. I garantoj qytetaret e Kosoves se ne zgjedhjen e Presidentit te Kosoves do te kete proces normal kushtetues ka shtuar ai. Shume shpejt do te ftoj ne nje takim subjektet politike te Kosoves per te percaktuar hapat e metejshem te veprimit. Keto veprime do te jene ne sherbim te vendit dhe te qytetareve te Kosoves ka thene ushtruesi i detyres se Presidentit kryeparlamentari Krasniqi. Ai ka garantuar po ashtu se do te kete bashkepunim te mire me te gjitha institucionet nderkombetare ne Kosove ashtu sic kane qene edhe deri me tani.