Thaci vlereson vendimin e Presidentit
Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci e vlereson vendimin institucional dhe shteteror per doreheqje nga posti i Presidentit te Republikes se Kosoves nga ana e z. Fatmir Sejdiu.
Kushtetuta e Republikes se Kosoves eshte burimi i demokracise se vendit tone dhe respektimi i saj eshte obligim i te gjitheve.
Te gjitha vendimet e ardhshme te institucioneve te Republikes se Kosoves do te jene ne pajtueshmeri me Kushtetuten ligjet dhe nevojat e shtetit e shoqerise sone ka deklaruar Kryeministri i Republikes se Kosoves nepermjet nje deklarate te shkurter qe zyra e tij ua ka shperndare mediave. Pas vendimit te Sejdiut per doreheqje perfaqesuesi civil nderkombetar Pieter Feith u ka bere thirrje te gjithe perfaqesuesve politike ne Kosove qe te tregojne aftesi te udheheqjes ne interes shteteror dhe te sigurojne nje tranzicion te lehte te Presidences. Duke komentuar shpalljen e doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit perfaqesuesi civil nderkombetar shprehet i sigurt se sistemi politik i Kosoves eshte shume i afte per ti ndermarre hapat e nevojshem per te siguruar vazhdimesine institucionale. Perparesia me e larte gjithnje duhet dhene besueshmerise dhe funksionimit te institucioneve te Republikes se Kosoves dhe te Kushtetutes se saj thote Feith. Ne nje njoftim per shtyp nga zyra e perfaqesuesit civil nderkombetar Feith thote se e mirepret vendimin e Sejdiut pas shpalljes se vendimit nga gjykata dhe e falenderon ate per sherbimin dhe perkushtimin e tij ndaj popullit dhe Republikes se Kosoves gjate gjithe kohes se Presidences se tij. Ai ka qene udheheqes kyc ne nje kohe historike dhe i pershendet arritjet e tij. Republika e Kosoves po perballet me sfida te verteta. Ajo po punon qe te arrije me shume perparim drejt Bashkimit Europian ajo po perpiqet te arrije me shume njohje dhe i duhen me shume investime. Mundesite e saj per ti arritur keto qellime jane rritur dhe reputacioni i saj eshte forcuar me konfirmimin e sotem se Kushtetuta e Kosoves eshte e fuqishme dhe institucionet e saj e respektojne sundimin e ligjit ka deklaruar Feith. Perfaqesuesi civil nderkombetar njofton se eshte konsultuar me Kryetarin e Kuvendit te Kosoves dhe se e mirepret gatishmerine e tij qe ti kryeje pergjegjesite sipas Kushtetutes se Kosoves.