Krasniqi, mesazh për 100-vjetorin

Duke i përgëzuar për këtë jubile të rëndësisë së veçantë, ai përkujton përpjekjet e shqiptarëve që nga periudha e Rilindjes, të cilat reflektuan fuqishëm në ngritjen kulminante të vetëdijes kulturore e shtetformuese, që sollën pavarësinë e Shqipërisë.
“Megjithëse të ndarë dhunshëm e padrejtësisht nga trualli i tyre, shqiptarët nuk ndalën përpjekjet e tyre drejt lirisë. Me vullnet të çeliktë e me sakrifica të pashembullta, u arrit çlirimi i Kosovës duke e shpallur shtet të pavarur dhe sovran. Ishte lufta e pakursyer e UÇK-ës, udhëhequr nga komandanti dhe trimi i paepur Adem Jashari, i cili u flijua me tre brezat e kësaj familjeje, që ndërroi njëherë e përgjithmonë rrjedhën e historisë për shqiptarët. Në këtë luftë të pakursyer shqiptarët u ndihmuan edhe nga miqtë ndërkombëtarë,sidomos nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, të cilëve u jemi gjithmonë mirënjohës. Kjo festë sot e gjithmonë na bën edhe më të bashkuar e më të vullnetshëm drejt progresit të gjithëmbarshëm, unitetit kombëtar dhe integrimeve evropiane”, thuhet në urimin e Krasniqit.