E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi në Kuvajt

Me ftesë të kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Ali Fahad Rashed Al-Rashed, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në shtetin e Kuvajtit nga 5 deri më 8 maj.

Gjatë kësaj vizite kryetari i Kuvendit do të shoqërohet nga nënkryetarët: Sabri Hamiti, Glauk Konjufca dhe deputeti Nait Hasani.

Përveç takimit me homologun e tij, Ali Fahad Rashed Al-Rashed, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe delegacioni parlamentar pritet të takohen edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit të Kuvajtit. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›