E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon në 540 numri i viktimave në Bangladesh

Zyrtarët në Bangladesh thonë se numri i të vdekurve nga rrëzimi i një fabrike të veshjeve në javën e kaluar është rritur në 540, derisa shpëtuesit gjetën trupat e viktimave tjera nën rrënoja.

Më shumë se 50 persona figurojnë ende të zhdukur.

Ndërtesa tetë-katëshe u shemb më 24 prill në Savar, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Dakas.

Rreth 3 mijë punëtorë ishin në punë në kohën e katastrofës, në kompleksin Rana Plaza, në të cilën gjenden pesë fabrika të ndryshme të tekstilit.

Më shumë se 2 mijë e 400 njerëz u lënduan në këtë incident.

Rrëzimi ishte incidenti i fundit në një seri aksidentesh të tilla që prekin indukstrinë, për të cilën thuhet se paraqet 80 përqind të eksporteve të vendit.

Disa shitës globalë të veshjeve, duke përfshirë Benettonin, kanë konfirmuar se rrobat e tyre prodhoheshin në Plaza Rana./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›