E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vihet flaka një automobili në Mitrovicë

Në pjesën veriore të Mitrovicës mbrëmë pak para mesnate është djegur një automobil privat, njoftojnë medie të Beogradit.

Automobilit i markës "Ford" me regjistrim Beogradi para se t’i vihej zjarri i ishin thyer xhamit.

Pronari i automobilit është serb i Kosovës, profesor në një shkollë të mesme në Mitrovicë.

Polica e Kosovës është në vendin e ngjarjes por ende nuk ka dhënë versionin zyrtar të këtij incidenti./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›