Krasniqi nuk kandidon për President të Kosovës
PRISHTINE-“Nuk kam ambicie për t’u bërë Shef i Shtetit. Zgjedhjet presidenciale nuk pritet të mbahen sivjet. Ende nuk kam vendosur nëse do të kandidoj për Kryetar të PDK-së. Por, zgjedhjet në parti duhet të mbahen në pjesën e dytë të vitit. Të gjitha partitë politike duhet të demokratizohen”, ka thënë për Express sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, njëherazi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Duke folur rreth ndryshimeve të Kushtetutës për presidentin, të cilat i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese: Krasniqi tha: “Mendimi im nuk varet këtu, Kuvendi ka krijuar një komision ad hoc, i cili e ka amandamentuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e tij. Kanë ardhur amendamentet në administratën e Kuvendit dhe unë e kam kryer obligimin kushtetues për t`ia dërguar Gjykatës Kushtetuese për t`i shikuar a bien amendamentet ndesh me Kapitullin II të Kushtetutës”.
(d.b/BalkanWeb)