Vasili pret Princeshën e fronit të Belgjikës
TIRANË-Princesha e Fronit, Lartësia e saj Mbretërore, Mathilde e Belgjikës po zhvillon në Shqipëri një vizitë tri ditore me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Gjatë takimit të saj me ministrin Vasili, Princesha Mathildë u shpreh se është e angazhuar për tu informuar rreth zhvillimeve të sistemit të imunizimit në vendin tonë duke shprehur dëshirë për t’u takuar dhe me punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët kanë një rol vendimtar në këtë proces.
"Po pres me padurim për t'u takuar me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe për të dëgjuar përvojat e tyre", tha princesha Mathilde.
"Unë dua të njihem me sfidat me të cilat ata përballen si dhe me mënyrën sesi ata komunikojnë me prindërit rreth imunizimit. Eshtë e një rëndësie jetike mbështetja dhe motivimi i prindërve për imunizimin e brezave të ardhshëm. Por nga ana tjetër ne duhet t’ju japim punonjësve të shëndetësisë mbeshtetjen që iu nevojitet për ta kryer këtë proces në mënyrë efektive".
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili e ka pritur me kënaqësi vizitën e Princeshës Mathilde duke e cilësuar praninë e Lartësisë së saj si një vlerësim dhe rikonfirmim të arritjeve të deritanishme të vendit tonë në sistemin e vaksinimit dhe ndaj punës së punonjësve të shëndetësisë, roli i të cilëve është i pazëvendësueshëm në programin kombëtar të imunizimit.
Gjatë vizitës së saj, Princesha Mathilde, do të ketë mundësinë për t’u takuar me punonjësit e sisitemit shëndetësor, do të vizitojë disa qendra të kujdesit parësor dhe do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët pune në qytetin e Shkodrës mbi vaksinimin dhe sfidat me të cilat përballen punonjësit shëndetësorë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.
(d.b/BalkanWeb)