E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi qe 12 vjet s’e ka shkelur veriun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë bërë mjaft përpjekje që t’i bindin serbët të pranojnë marrëveshjen e Brukselit, duke i konsideruar edhe ata qytetarë të Kosovës, edhe pse, sipas tij, politikanët serbë kanë më shumë ndikim në atë pjesë.

Krasniqi ka theksuar se ai nuk e ka në agjendë ta vizitojë veriun, transmeton KTV. Kryekuvendari ka thënë se për herë të fundit këtë pjesë të vendit e kishte vizituar në vitin 2001. Ai ka theksuar se meqë kryeministri Thaçi dhe presidentja Jahjaga kanë paralajmëruar vizita në këtë pjesë të vendit, kjo do të mjaftonte./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›