Sulme në Irak, 14 të vrarë

Së paku 14 njerëz kanë humbur jetën nga dhuna në Irak.
Në qytetin Bakuba, shpërthimet e makinave bomba në tregje kanë vrarë së paku 10 civilë dhe kanë plagosur 34 të tjerë.
Policia ka thënë se bomba e fshehur në një kafene në Latifijah, ka shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve.
Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup.
Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, të lëshuara këtë javë, mbi 4,000 njerëz janë vrarë nga dhuna në Irak vetëm gjatë pesë muajve të kaluar./Indeksonline/