E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi thirrje OKB-së: Mos u friksoni nga serbët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se statusi i Kosovës "është i përfunduar", dhe se askush nuk ka pse të frikësohet nga paragjykimi i tij. Në këtë deklaratë të tij dy ditë përpara hyrjes në fuqi të kushtetutës së vendit, kryeparlamentari iu referua letrës së dërguar nga presidenti serb Boris Tadiç drejtuar sekretarit të përgjithshmë të OKB-së Ban ki-Moon.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se statusi i Kosovës "është i përfunduar", dhe se askush nuk ka pse të frikësohet nga paragjykimi i tij. Në këtë deklaratë të tij dy ditë përpara hyrjes në fuqi të kushtetutës së vendit, kryeparlamentari iu referua letrës së dërguar nga presidenti serb Boris Tadiç drejtuar sekretarit të përgjithshmë të OKB-së Ban ki-Moon. As Sekretari i Përgjithshëm e askush tjetër nuk ka pse të frikësohet nga paragjykimi i statusit politik të Kosovës. Ky status është i përfunduar, mbi bazën e dokumenteve ndërkombëtare, të Grupit të Kontaktit, Propozimit Gjithpërfshirës të emisarit të OKB-së, Presidentit Ahtisaari dhe mbi bazën e vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga mbi 40 vende të botës, nga vendet më të fuqishme që kontrollojnë mbi 70 për qind të të ardhurave kombëtare të botës”, tha Krasniqi gjatë një komunikimi me mediat. Duke komentuar letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki-Moon, Krasniqi e vlerësoi atë si "rikonfigurim" të UNMIK-ut dhe shtritjen e EULEX-it në gjithë vendin. “Sa i përket rikonfigurimit të UNMIK-ut, mendoj se është mirë që edhe Sekretari i Përgjithshëm ka pranuar se UNMIK-u nuk mund të vazhdojë të funksionojë siç ka qenë, dhe kjo është pozitive. Po ashtu, është pozitive që pranon shtrirjen e EULEX-it në gjithë hapësirën e Kosovës”, tha Krasniqi.

Në një pritje për gazetarët në prag të 15 qershorit, ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, kryetari i Kuvendit iu përgjigj pyetjeve rreth përmbajtjes së letrës që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i ka drejtuar presidentit të Kosovës, ku nuk përmend funksionin e tij, por me “Ekselencës së Tij, z. Fatmir Sejdiu”, ndërsa Boris Tadiçit i drejtohet si “President i Republikës së Serbisë”. “Komenti ynë është që vërtet nuk do duhej të ndodhte ajo që ka ndodhur”, tha Krasniqi. “Kosova është shpallur e pavarur në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar. Dhe, për mua s'ka kuptim që drejtimi i kësaj letre nuk është bërë për Presidentin e Kosovës. Reagimi mendoj se duhet të jetë i pari nga presidenti i Kosovës”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se më 16 qershor fillon zbatimi i Kushtetutës në gjithë hapësirën e Kosovës, por pohoi edhe se për këtë “ka vështirësi”. “Nëse kërkojmë zbatimin e Kushtetutës së Kosovës më 16 qershor, nuk jemi realistë. Duhet një kohë për t’u zbatuar Kushtetuta në gjithë hapësirën e Kosovës”, tha Krasniqi, duke shtuar se Kuvendi i Kosovës do ushtrojë të drejtën që të kërkojë nga të gjitha institucionet e vendit të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre konform Kushtetutës së miratuar në koordinim me faktorin ndërkombëtar. “Madje, mendoj se parlamenti ka të drejtën të kërkojë që jo vetëm institucionet e Kosovës të ushtrojnë detyrat dhe funksionet e tyre konform kushtetutës, por edhe institucionet ndërkombëtare në fushat që kanë përgjegjësitë, t’i ushtrojnë konform Dokumentit Gjithpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, i cili ka gjetur vend në Kushtetutë”, theksoi Krasniqi. “Ne do të jemi në koordinim me faktorin ndërkombëtar, por jo për ta dëmtuar tërësinë territoriale dhe funksionale të Kosovës. Do të kemi koordinim, po për të zgjidhur të gjitha problemet dhe pengesat që janë në Kosovë”, tha ai. Sipas shtypit të Prishtinës, letra që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i ka dërguar presidentit serb, Tadiç, i ofron Republikës së Serbisë rol në gjashtë fusha administrative në Kosovë: polici, gjykata, doganat, transport dhe infrastrukturë, në kufijtë dhe pronën kishtare serbe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›