E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa te vetedijshem jane qytetaret shqiptare per rregullat e lirise se levizjes?

Radhet e gjata te qytetareve shqiptare para zyrave te Gjendjes Civile per te marre pasaportat biometrike tanime kane mbaruar. Agjensite turistike po bejne prenotimet e fundit per grupet qe do te festojne Krishtlindjet dhe Vitin e Ri ne kryeqytetet dhe vendet e mirenjohura turistike te Europes. Familjet e emigranteve ne Greqi, Itali, Gjermani apo France po pergatiten te presin te afermit e tyre nga Shqiperia.  Duke filluar nga dita e merkure (15 dhjetor), dite kur hyri ne fuqi vendimi i BE-se per heqjen e regjimit te vizave, qytetaret e Shqiperise kane realizuar nje enderr sa te kahershme aq edhe te 20 viteve ne demokraci: lirine e levizjes, nje nga te drejtat themelore te njeriut.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Pamje simbolike. Ata qe udhetojne pa viza duhet te kene pashaporta biometrike

Cilat jane planet e disa banoreve te Tiranes?

Nje burre rreth te pesedhjetave: “Do te shkoj ne Gjermani. Dua te shkoj te shoh ku ka qene ngritur Muri i Berlinit. E di, qe nuk ka mbetur me asnje cope mur, qe une ta marr me vete kur te kthehem ne Shqiperi, por do te shkoj gjithsesi. Shiko, kete gje e kam enderruar per 20 vjet, qe ne vitin 1989 kur ra muri.”

Nje grua tiranase: “Do te shkoj ne Paris . Nuk kam qene kurre atje. Jam 55 vjeç, jap frengjisht ne nje shkolle te mesme. Gjithe keto vite kam mbledhur kursime qe te shkoj te shikoj Luvrin, Versajen, Parisin. Te shoh me syte e mi gjithe ate histori, kulture dhe art per te cilat u flas nxenesve te mi.”Bildunterschrift: Tirana drejt Evropes - tabela te reja me destinacione vende vendet evropiane shihen pas liberalizimit te vizave ne Tirane 

Nje shites ne nje supermarket perimesh: “Do te shkoj  ne Spanje, te festoj me familjen festat e fundvitit.”

Nje djale i ri: “Do te shkoj tek te afermit e mi, emigrante ne Itali dhe ne Greqi.”

Vetedije per rregulla dhe procedura te BE qe duhen respektuar

Pervoja me e fundit me qytetare te Bosnje- Hercegovines qe ende pa hyre ne fuqi vendimi i BE per levizjen e  lire te qytetareve boshnjake kerkuan qendrim ne Gjermani, ka rritur ne Shqiperi sensibilizimin per respektimin strikt te rregullave dhe procedurave te BE qe shoqerojne heqjen e vizave. Sa te vetedijshem jane qytetaret shqiptare per respektimin e rregullave?

Nje pronar i nje dyqani lodrash per femije: “Jam biznesman ne Tirane. Do te udhetoj por me mendimin qe te kthehem ne Shqiperi. Di qe mund te qendroj vetem 90 dite dhe me pas duhet te kthehem ne Shqiperi. As qe me shkon ne mend qe te qendroj. Kapitalizmi eshte i eger, me mire ne vendin tend” thote."Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Udhetaret pa vize duhet te tregojne se kane para te mjaftueshme per kohen e qendrimit

Nje barman: “Do te rri nje jave, 10 dite, dhe do te kthehem prape ne Tirane. Nuk  me leverdis. Kam punen ketu dhe jam i kenaqur.”

Nje student: “E kam marre informacionin nga mediat dhe do t'i respektoj rregullat.” 

Nje grua tiranase: “Natyrisht qe ekziston frika qe me heqjen e vizave do te kete njerez qe do te duan te qendrojne ne vendet e hapesires Schengen te BE-se, por kjo deri me tani nuk ka ndodhur per askend. Pra, nuk mund te qendrojne. Nese duan te qendrojne per studime, duhet te zgjedhin nje rruge tjeter, dhe jo te perfitojne nga rasti i heqjes se vizave, sepse nuk do te mund ta realizojne deshiren e tyre.”

Pesedhjete qytetare qe nuk kane qene kurre jashte shtetit ne Bruksel

Nje nisme e Ministrise se Brendshme ka çuar ne Bruksel te merkuren, diten e pare te hyrjes ne fuqi te vendimit te BE-se per heqjen e vizave te udhetimit me Shqiperine ne hapesiren Schengen, pesedhjete qytetare qe nuk kane qene kurre jashte shtetit.

Ata do te takohen sot me drejtues te Komisionit, Keshillit dhe Parlamentit Europian. Kur te kthehet ne atdhe ky grup ka te ngjare te jete nje sensibilizues i fuqishem i opinionit publik se heqja e vizave perjashton ne menyre kategorike kerkesat per qendrim, pune dhe strehim ne vendet e hapesires Schengen.  

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Lindita Arapi

   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›