E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas heqjes se vizave: Procedura te pershpejtuara per raste azilkerkuesish nga Shqiperia e Bosnja

Heqja e vizave per Serbine e Maqedonine solli nje fluks azilkerkuesish ne BE, vetem Gjermania u ndesh brenda pak muajsh me 9000 shtetas nga keto dy vende, shumica rome. Per Bosnjen dhe Shqiperine tashme jane marre masat, thote ne nje interviste ekskluzive per Deutsche Wellen Ursula Graeffin Praschma.

DW: Zonja Praschma, ne muajt e fundit ka pasur nje fluks te madh azilkerkuesish nga Serbia dhe Maqedonia ne Gjermani. Nga cilat etni vinin ata?

Praschma: Ështe e vertete. Vetem nga shtatori e ketej ka pasur shume azilkerkues nga Serbia dhe Maqedonia, konkretisht nga Serbia 5800 ndersa nga Maqedonia 3300, pra gjithsej 9100 persona. 80 perqind e tyre jane rome.

DW: Cilat ishin argumentet e tyre per kerkesen e azilit?

Praschma: Ata thone qe diskriminim ne vendet e tyre, sidomos ne sektorin e asistences sociale, ne shendetesi, thone se jane sulmuar nga policia, se ka pasur edhe perdhunime e traumatizime apo se jane te semure e nuk mund te kurohen dot ne vendet e tyre.

DW: Si i trajtuat ju ata?

Praschma: Rastet nga Serbia e Maqedonia i trajtuam ne procedure te pershpejtuar. Pra procedurat e tyre perfunduan vetem brenda pak ditesh. Shanset qe ata te marrin mbrojtje nga shteti gjerman jane shume te uleta. Zyra e Migracionit eshte mjaft e informuar per situaten e romeve ne Serbi dhe Maqedoni. Ështe e vertete qe ata diskriminohen, por kjo nuk mjafton. Rreth 80 per qind e kerkesave jane refuzuar. Nderkohe kane arritur edhe shume vendime gjykatash qe e kane konfirmuar vendimin tone.

DW: Sa i ka kushtuar ky fluks refugjatesh shtetit gjerman?

Praschma: Nuk i kemi llogaritur shpenzimet me vete, sepse ky zhvillim ishte shume i ri per ne. Por duhet thene se tek kostot nuk hyjne vetem ato te strehimit dhe ushqimit. Jane edhe kostot e proceseve gjyqesore qe duhet te merren parasysh, e ku ne duhet te dergojme punonjesit tane. Por edhe kthimi kushton, qofte ky ne menyre vullnetare, qofte i detyruar. Ne fillim ne kemi paguar edhe ndihma per ata qe ktheheshin vullnetarisht. Kjo ishte 400 Euro per te rriturit, nga 200 Euro per femijet, si dhe nga 50 Euro per udhetim per koke. Nga kjo perfituan sidomos afro 300 shtetas serbe dhe disa nga Maqedonia. Por qe nga tetori e ketej, keto para nuk jepen me per ata qe kane ardhur ne Gjermani mbas heqjes se regjimit te vizave.

DW: A jeni pergatitur ne rast se do te keni serish nje fluks refugjatesh nga Shqiperia apo Bosnja?

Praschma: Ne i kemi marre masat per kete. Jemi informuar hollesisht per situaten ne Bosnje dhe Shqiperi, sidomos per gjendjen e romeve dhe i kemi furnizuar filialet tona me materialin e nevojshem. Ashtu si ne rastin e Serbise dhe Maqedonise kemi vendosur qe keta t'i trajtojme ne procedure te pershpejtuar. Kjo do te thote qe kerkesat e tyre do te perfundojne brenda disa ditesh. Shanset per te fituar te drejten e azilit nga keto vende jane shume te uleta. Gjate ketij viti nga Bosnja jane pranuar vetem 7 nga gjithsej 264 azilkerkues, ndersa nga Shqiperia jane pranuar vetem tre nga gjithsej 42. Por keta nuk kane qene rome.

DW: Cilat deshmi kerkoni ju per te vertetuar nevojen per mbrojtje?

Praschma: Ne kerkojme qe shkaqet e azilit te paraqiten te logjikshme dhe me fakte te verifikueshme. Kur dikush thote qe ka demonstruar ne vendin e tij dhe me pas eshte arrestuar, atehere sigurisht qe ne jemi ne gjendje te kontrollojme se a ka ndodhur nje demonstrate e tille ne ate date dhe a ka pasur te arrestuar. Per kete ne konsultohemi edhe me Ministrine e Jashtme, e cila i konfirmon keto ngjarje ne terren.

DW: Si veproni ju me ata njerez qe paraqesin nje identitet te rreme?

Praschma: Ne jemi ne dijeni per njerez qe perpiqen te marrin dokumentat ne Kosove ne menyre qe te prezantohen ketu sikur jane nga Kosova. Ata mund te jene shqiptare, maqedonas, apo te tjere. Por ne me Kosoven kemi nje pervoje shume te gjate qe nga vitet 80-te e 90-te dhe jemi shume te sensibilizuar per kete çeshtje, keshtu qe e kuptojme menjehere kur dikush nuk thote te verteten.

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Lindita Arapi

   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›